Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë apartamenti në Tiranë


Një apartament në kryeqytet ka marrë flakë në zonën e Astirit mbrëmjen e sotme.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 22:55 ndërsa në vendngjarje kanë shkuar makinat e zjarrfikëses për të shuar flakët.

Nuk raportohet të ketë viktima nga flakët e rëna.

Me datë 21.01.2020, rreth orës 23:00, në rrugën “Mikel Maruli”, ka rënë zjarr në një banesë, ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe nuk ka rrezik për ta. Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Vijon puna me grupin hetimor për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit“-njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *