Vendosni fjalën kyçe....

Ralf Gjoni: Jo lexuar, por as nuk na e kanë vënë në dispozicion marrëveshjen me ‘Pfizer’ që votuam dje


Deputeti i opozitës Ralf Gjoni, ka deklaruar se ditën e djeshme në Parlament asnjë prej deputetëve nuk e ka lexuar marrëveshjen sekrete me kompaninë e “Pfizer” për vaksinën anti-Covid.

Në një intervistë me televizionin “News 24”, ai thotë se deputetëve iu duhej vënë në dispozicion marrëveshja me kompaninë dhe ata nuk duhej të kishin votuar vetëm duke u bazuar në titujt e akteve normative në moment të fundit, pa lexuar akoma tekstin.

“Do më lejosh shumë miqësisht të bëj korrigjoj vetëm një term, lexuar. Jo vetëm nuk i kemi lexuar, por nuk na janë vënë në dispozicion. Komisionet nuk kanë filluar ende nga puna.

Dje ishte parashikuar të ishte një hapje normale parlamentare, pastaj zhvillohen mbledhjet e komisioneve dhe pastaj zhvillohet seanca tjetër për të diskutuar apo votuar vendimet nëpër komisione.

Dje, jashtë rendit të ditës, na thuhet se është diskutuar ideja për të futur në rend dite, në minutë të fundit, 3 projekt-akte. Dakord?! Kështu që nuk është se thjesht nuk i kemi lexuar. Unë kam kërkuar që të lexohet akti normativ.

Si munden deputetët e një Kuvendi, të votojnë bazuar mbi tituj të marrëveshjes pa u konsultuar me tekstin e marrëveshjeve.

Unë jam përfaqësues i vullnetit të popullit. Kjo është republikë parlamentare, jo republikë pelteje dhe sultjazhi. Se republikë bananesh do ishte compliment ta quaja.

Unë si deputet i kësaj republike parlamentare, kam detyrimin ligjor kushtetues moral dhe etik, dhe njerëzor që jo vetëm të konsultohem me mënyrën se si merren vendimet në këtë republikë, si harxhohen paratë e taksapaguesit por dhe ta informoj këtë taksapagues se çfarë bëhet me kontributin e tij nga ky ekzekutiv. Dhe është detyra jonë si deputet jo vetëm të konsultohemi në komisione por të zhvillojmë një debat të madh.”, tha Gjoni.

Në seancën e djeshme parlamentare, Kuvendi miratoi 3 aktet normative për vaksinat kundër koronavirusit me 94 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *