Vendosni fjalën kyçe....

I thyen xhamat lokalit dhe kanosën pronarin në Durrës, policia arreston dy të dyshuarit


Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi akuzohen se kanë thyer xhamat e një lokali dhe kanë kanosur pronarin.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale ‘Kanosja’ dhe ‘Shkatërrim prone’, shtetasit Dh. Gj., 40 vjeç, banues në Kuçovë dhe K. T., 28 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprat penale ‘Vjedhja me dhunë’ dhe ‘Kanosja’.”– njofton policia.

Sipas uniformave blu, këta dy persona në lagjen nr. 13, Durrës, kanë kanosur shtetasin me inicialet D. Q., i cili është pronari i një lokali dhe kanë thyer xhamat e këtij ambienti.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale ‘Deklarimi i rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore’, dy persona të tjerë të cilët ndihmuan dy të parët: shtetasit A. I., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Rr., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale ‘Armëmbajtja pa leje’.

Menjëherë pas ngjarjes, dy të dyshuarit janë larguar së bashku me shtetasit A. I. dhe E. Rr., me mjetin e këtij të fundit, por janë kapur nga shërbimet e Policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *