Vendosni fjalën kyçe....

“Zhduket” pa nam e nishan gripi sezonal në vend, deri tani nuk raportohet për asnjë rast


Në vend nuk është izoluar ende asnjë rast me gripin e zakonshëm të stinës edhe pse java e tretë e janarit konsiderohej çdo vit si piku i virusit të gripit.

Sipas nëndrejtorit të Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku, në këtë institut nuk është izoluar ende asnjë rast me grip.

“Themi që shyqyr të paktën na lë pak frymë për t’u marrë me Covid-in, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të mos fillojë shumë shpejt. Ne nuk kemi të izoluar, që do të thotë jo që nuk qarkullon por nuk kemi një mbingarkesë të shërbimeve shëndetësore.” – ka thënë Ulqinaku për TCH.

Sipas tij, disa studime thonë se dy infeksione s’mund të mbijetojnë njëkohësisht me njëro-tjetrin edhe pse bëhet fjalë vetëm për hamendësime.

“Ka edhe shumë studime që thonë dy infeksione nuk mund të mbijetojnë njëkohësisht me njëri tjetrin, ndoshta është më shumë dominant dhe si të thuash ka dominuar infeksionet e gripit. Por të gjitha këto janë aludime.” – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *