Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me mbi 35 kg marijuanë në Greqi, arrestohet shtetasi shqiptar


35 kg 880 gram marijuanë janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar.

Mediat e shteti fqinj raportojnë se sasia e drogës është kapur në Igumenicë, në një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër.

Pas kontrollit të ushtruar në makinë, me ndihmën e qenit tw specializuar policia zbuloi 35 pako me 35 kg 880 gram marijuanë.

Në pranga ka rënë një shqiptar, ndërsa në banesën e tij në Agia Varvara në Athinë, u gjetën dhe u sekuestrua një sasi e paidentifikuar kristali me peshë 103.6 gram dhe një peshore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *