Vendosni fjalën kyçe....

Putin urdhëron vaksinimin masiv kundër Covid-19, nis javën e ardhshme


Presidenti rus Vladimir Putin ka udhëzuar qeverinë ruse që të fillojë të përgatisë vaksinimin kundër Covidit për të gjithë popullsinë duke nisur nga java e ardhshme. Deri më tani e kanë marrë vaksinën më shumë se 1.5 milionë njerëz.

Russia Today shkruan se në një takim me ministrat të mërkurën, Putini tha se kishte ardhur koha për të “kaluar nga vaksinimi në shkallë të gjerë në vaksinimin në masë”. Ai shtoi se formula e “Sputnik V”, e zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës, ishte “më e mira në botë”.

Ndërsa krahasimet midis vaksinave të ndryshme janë të vështira për t’u bërë, duke pasur parasysh rrethanat unike nën të cilat ato janë zhvilluar, ai këmbënguli që “asnjë tjetër nuk ka demonstruar këtë nivel të mbrojtjes dhe një shkallë të tillë të sigurisë”.

Sidoqoftë, presidenti shprehu shqetësim në lidhje me luftën globale kundër Covid-19, duke thënë se “ne shohim në të gjithë botën, për fat të keq, se nuk është ende e mundur të mbytet kjo sëmundje dhe ne nuk mund të parandalojmë të gjitha pasojat negative që lidhen me të”.

Zëvendëskryeministrja Tatiana Golikova njoftoi se programi i imunizimit masiv do të fillojë javën e ardhshme, nga data 18 janar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *