Vendosni fjalën kyçe....

Kapet adoleshenti në Kurbin, i gjenden drogë e armë në shtëpi


Një 17-vjeçar është ndaluar nga policia e Kurbinit.

Sipas policisë, atij i janë gjetur në shtëpi një sasi kanabisi si dhe armë zjarri, të cilat i kishte futur aty pa dijeninë e prindërve.

Në pranga ka rënë adoleshenti me iniciale A.M., banues në fshatin Skuraj të Kurbinit.  

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku jetonte ky shtetas, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, një armë zjarri pushkë dhe 50 fishekë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 17-vjeçari ka çuar në banesë lëndën narkotike, municionin luftarak dhe armën e zjarrit, pa dijeninë e të atit të tij.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *