Vendosni fjalën kyçe....

Situatë problematike në Elbasan/ Pezullohet mësimi në dy shkolla, rënie gurësh në disa akse


Qarku i Elbasanit është ndër më problematikët përsa i përket situatës së krijuar nga reshjet e pandërmrera të shiut përgjatë këtyre ditëve.

Në dy shkolla, në Labinot Fushë dhe në Gramsh nuk ka nisur mësimi.  Në shkollën e parë ka dëmtime të çatisë e për pasojë uji futet brenda, ndërsa në shkollën tjetër prurjet e shumta të përroit përbëjnë rrezik për kalimin në shkollë.

Ndërkohë po ashtu ka problem me energjinë elektrike në disa njësi administrative.

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulet e mesatar e si rrjedhoje ka pasur rënie gurësh, inertesh e aluvionesh në akset:

  • Elbasan-Qaf Thane (vendi-Pishkash dhe kthesat e Murrashit)
  • Cerrik-Gramsh (vendi – Ceruje, Drize)
  • Gramsh-Kodovjat (vendi – Bratile)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *