Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti demokrat me pankartë në Kuvend: Mendova se po arrestohej ndonjë ministër, por policët kishin ardhur për banorët e “5 Majit”


Deputeti i PD-së Dashnor Sula u shfaq në foltoren e Parlamentit në seancën e sotme, me një pankartë.

Ai komentoi në lidhje me praninë e shtuar të policisë në dyert e Kuvendit mëngjesin e sotëm.

Gjatë fjalës së tij, Sula u shpreh se për një moment mendoi se furgonat e policisë kishin ardhur për të arrestuar ndonjë ministër të korruptuar, por që rezultoi se ata kishin ardhur për shkak të pranisë të “bandës” së “5 Majit” që po iu prishen shtëpitë.

 “Kur erdha në mëngjes këtu pashë një varg me furgona të policisë dhe i bëra një foto. Mendova se ka ardhur momenti që do arrestohet ndonjë ministër, ish-ministër apo ndonjë deputet i korruptuar. Por ata kishin ardhur sepse këtu kishte mbërritur banda e 5 Majit që po iu prishen banesat.

Si nga e majta dhe nga e djathta ka njerëz shumë të nderuar, edhe ndonjë ministër me integritet është dhe nuk dua të bëj diversion, por ka njerëz këtu që me paga shteti kanë bërë pasuri përrallore. E vetmja rrugë shpëtimi për këtë vend nuk është zgjidhja përmes votës. Rama i di të gjitha mënyrat për ti fituar zgjedhjet. E vetmja rrugë për të shpëtuar këtë vend është të vihen para drejtësisë ministrat e zyrtarët që abuzojnë. Ky do jetë shpëtimi jonë.”– u shpreh deputeti Sula.