Vendosni fjalën kyçe....

15 të moshuar në Gjermani infektohen me koronavirus 10 ditë pas vaksinës


Disa të moshuar në një azil në Dortmund, kanë rezultuar pozitiv për koronavirusin pasi kanë bërë vaksinën.

Siç shkruajnë mediet lokale, banorët e azilit “Pëllumbi i Bardhë” thuhet se janë vaksinuar në 29 dhjetor.

Mirëpo nga e enjtja në mbrëmje, 15 raste me koronaviursin u gjetën në shtëpinë e pensionistëve: 14 të moshuar dhe një anëtar stafi.

Mirëpo autoritetet besojnë se banorët mund të jenë infektuar para vaksinimit.  Sakaq, thuhet se për të krijuar mbrojtje të plotë me vaksinën e BioNtech / Pfizer, kërkohen dy injektime brenda tre javësh.

Sipas të dhënave të disponueshme deri më tani, nuk ka asnjë provë që vaksina kundër Covid-19 është e rrezikshme pas një infeksioni të pavënë re.

Megjithatë RKI shkruan se vaksinimi i dytë fillimisht duhet të shmanget nëse një infeksion është zbuluar nga diagnostifikimi laboratorik pas dozës së parë të vaksinës.

Vaksinimi mbarëkombëtar në Gjermani filloi në 27 dhjetor dhe deri më tani, askush nuk e ka marrë dozën e dytë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *