Vendosni fjalën kyçe....

“Rama doli sot me vaksinën anti-Nusret, Ben tigri e ka mendjen te bifteku” – Të rinjtë e PD-së protestë para kryeministrisë


Të rinjtë e FRPD-së kanë organizuar një protestë para kryeministrisë.

Kreu i saj Këlliçi se protesta është për keqmenaxhimin e situatës më të fundit të lkrijuar nga përmbytjet në vend.

Sipas Këlliçit, qeveria ka dalë sot me vaksinën anti-Nusret për skandalin që i plasi me ministrat në Dubai ndërsa theksoi se askush në qeveri nuk e ka mendjen te familjet në mbarë vendin që janë në pushtetin e përmbytjeve.

“Protesta është për keqmenaxhimin e përmbytjeve nga ana e qeverisë. Kryeministri e ministrat e kanë mendjen te luksi, të grabitja e qytetarëve. Ka qenë kërkesa e të rinjve për të organizuar këtë protestë. Studentët këtu bëjnë ende mësim online dhe nuk dinë fare sesa do vijojë kjo gjendje. Situata e rëndë është në mbarë vendin, ne do ikim në zonën e Gjormit në Kurbin në disa familje që janë të bllokuara që nuk kanë asnjë ndihmë, as nga qeveria, as nga ministrat dhe as nga pushteti lokal. Ben tigri e ka mendjen te bifteku. Sot kanë dalë me vaksinën anti-Nusret për skandalin që u plasi në duar, vaksina e propagandës. Kjo gjë duhet të marrë fund njëherë e mirë.” – tha ndër të tjera Këlliçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *