Vendosni fjalën kyçe....

“S’duhet me u qa” – Rama takon banorët e zonave të përmbytura në Lezhë


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Lezhë, ku sëbashku me kryebashkiakun Pjerin Ndreu ka vizituar zonat e përmbytura.

Ai u tha banorëve se “s’duhet me u qa”, pasi kanalet janë pastruar gjatë qeverisjes së tij dhe nëse kjo s’do ishte bërë dëmet do të kishin qenë edhe më të mëdha.

“Janë pastruar 40 e kusur kilometra kanale që sot të paktën keni këtë situatë. 10 shtëpi dakord por atëhere ishin me mijëra. E mbani mend se keni fjetur në banesat e shkollave.

Pastrimi që i është bërë këtij kanali ka qenë fenomenale. Nëse nuk do ishte pastruar kur erdhe ti ( i drejtohet Pjerin Ndreut), këtu do ta shihnit se ça do me thënë përmbytje për shkak të njeriut dhe jo për shkak të natyres, është tjetër.

Si jeni mirë, respekte! Me ça keni pa në të kalumen, s’duhet me u qa.“-  thotë Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *