Vendosni fjalën kyçe....

Pink feston 15-vjetorin e martesës me Carey Hart


Pink feston 15-vjetorin e martesës me burrin e saj Carey Hart.

Këngëtarja dhe kompozitori 41-vjeçar ndanë në Instagram disa fotografi të të dyve ndër vite, për të shënuar këtë rast të veccantë.

Pink e shoqëroi postimin me mbishkrimin: “15 vjet. Krenar për ne i dashur”.

“E shikoni, ndonjëherë të qenit kokëfortë ia vlen. Çfarë udhëtimi ka qenë, pasi mësuam se si të qëndrojmë në vijën tonë të garës. Kjo është për të paktën 15 muajt e ardhshëm hahahah. Unë të dua ty dhe e dua familjen tonë,”-shkroi ajo.

Në një nga fotot, shfaqen Pink dhe Carey në ditët e tyre të para të lidhjes ku ajo mban një palë syze dielli të kuqe.

Carey, nga ana tjetër kishte një bluzë të zezë dhe një kapucc mbi kokë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by P!NK (@pink)

Disa orë më vonë edhe Carey përi një postim për përvjetorin, duke ndarë me fansat një video të gruas së tij duke kërcyer në një varkë me një filxhan plastic në duar.

“15 vjet me këtë grua të mahnitshme! Dreq, zemër! Nuk ka asnjë grua tjetër me të cilën unë do të doja të kaloja nëpër këtë botë të çmendur përveç teje. Faleminderit që ishe një mike, grua, nënë dhe person i shkëlqyer.”– shkruan ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Carey Hart (@hartluck)

Edhe pse ata janë të martuar për 15 vjet dhe në një lidhje për gati 20 vjet, Pink dhe Carey kanë patur vështirësitë e tyre për të mbajtur lidhjen e tyre të fortë.

Ata u takuan për herë të parë në Lojërat Verore të vitit 2001 në Filadelfia dhe filluan të takoheshin menjëherë më vonë, por ata patën një ndarje të shkurtër në vitin 2003.

Çifti u pajtua më vonë atë vit, dhe në 2005 ai i propozoi asaj për martesë. Ata u martuan në Kosta Rika në vitin 2006. Mirëpo martesa nuk zgjati shumë, Pink dhe Carey u ndanë në vitin 2008.

Megjithatë ata qëndruan miq dhe shkuan në terapi me shpresën për të ringjallur marrëdhënien e tyre.

Ata u pajtuan në vitin 2010, dhe që nga ajo kohë janë bërë të pandashëm. Në vitin 2011 erdhi në jetë vajza e tyre Willow dhe në 2016-ën u bënë edhe me djalë. Atij ia vunë emrin Jameson.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *