Vendosni fjalën kyçe....

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të makinës së 25-vjeçarit në Lezhë


Rreth mesnatës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza”, ku fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Sipas policisë, është qëlluar në drejtim të makinës së 25-vjeçarit Eduart Pica.

Detajet e Policisë

Në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin E.P.,25 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, rezulton se nuk ka persona të dëmtuar.

Nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Lezhë janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *