Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi pas videos së Ramës me Kokën që ftojnë Naçon: Kam edhe shumë të tjera (Video)


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka reaguar pas largimit te PS-ja të ish-deputetit e ish-ministrit të LSI-së, Nasip Naço dhe pas shfaqjes së videos ku kryeministri Rama e fton atë që t’i bashkohet.

Ajo ka thënë se është në dijeni të kësaj videoje prej dy muajsh ndërsa bën jo pak ironi në mesazhin e dhënë teksa thotë se inceneratorët kanë nevojë për lëndë të mbarë.

Po kështu Kryemadhi paralajmëron se ka edhe shumë video të tjera.

“Kjo video ekziston në telefonin e Monikës prej dy muajsh, dhe shumë video të tjera, prandaj është LSI e të rinjve dhe të rejave, ose inceneratorët kanë nevojë për lëndë të parë. Djegie të mbarë!” – ka thënë Kryemadhi.

Në videon e publikuar sot, shfaqet kryeministri Rama dhe ish-deputeti e ish-ministri i LSI-së, Lefter Koka, që ftojnë Nasip Naccon t’u bashkohet për të pirë një gotë verë. Teksa hedhin batuta me njëri-tjetrin ata “ngacmojnë” Naccon që të pranojë ftesën.

“Po ku je mo Nasip, ku je mo burrë. Mirë mo vëlla kaq partiak je ti sa as për të pirë një gotë verë nuk vjen? Po ti je dhe qytetar mo vëlla. E pi njeriu një gotë verë, apo ke hall se të shpalli armik.” – thotë ndër të tjera kryeministri Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *