Vendosni fjalën kyçe....

Avioni që do merrte drogën u rrëzua në Divjakë, arrestohet ish-agjenti i antidrogës


Policia e Fierit ka vënë në pranga Mareglen Ymerajn, i cili ka qenë i ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe i dënuar me 9 vite e 4 muaj burg.

40-vjeçari Ymeraj, i cili është një ish-agjent i antidrogës, është dënuar nga Gjykata si pjesë e grupit që trafikonte drogë me avion nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Akuzat dolën pas rrëzimit të avionit të pilotit italian Giorgio Riformato në Divjakë, i cili dyshohej se me porosi të grupit shqiptar do merrte një sasi të konsiderueshme droge. Por plani u prish për shkak të rrëzimit të avionit.

“Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të paligjshme në DVP Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Marenglen Ymeraj, 40 vjeç, banues në Mallakastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 25.11.2015, e ka dënuar me 9 vjet e 4 muaj për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, njofton Policia e Fierit.

Ish- agjenti i antidrogës në Fier dyshohet që u përfshi në trafikun e drogës me avion nga plazhi i Divjakës në drejtim të Italisë.

Marenglen Ymeraj kishte dhënë dorëheqjen dhe ishte larguar nga Policia e Shtetit me kërkesën e tij në vitin 2012. 

Dorëheqja e tij erdhi pasi Ymerajn e trasnferuan nga specialist të Antidrogës pranë Komisariatit të Policisë së Sarandës në Drejtorinë e Policisë Dibër, çka nuk u pranua prej tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *