Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Cakaj u paragjykua dhe u godit në mënyrë absurde


Ish-ministri i Jashtëm i deleguar Gent Cakaj dhe kryeministri Edi Rama, i kanë dorëzuar sot zyrtarisht detyrën ministres së re të Jashtme, Olta Xhaçka.

Rama falenderoi Cakajn për punën e tij në këto dy vite që ka drejtuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, ndërsa theksoi se ai ka qenë i paragjykuar në punën e tij.

Duke iu referuar faktit se presidenti i vendit Ilir Meta nuk e dekretoi kurrë Cakajn si ministër, Ram shprehet se ky ishte “një ngërc absurd institucional”.

Rama tha se Cakaj pavarësisht se u godit dhe u sulmua ja doli ta mbajë me sukses barrën.

“Shumë faleminderit Gent dhe patjetër faleminderit për gjithë përpjekjen, vullnetin dhe përkushtimin në kryerjen e kësaj detyre. Fatkeqësisht duke qenë i detyruar që ta kryesh detyrën në mënyrë të penguar që në krye të herës, si rezultat i një ngërçi absurd të krijuar institucionalisht. Nuk ka nevojë të zgjetem sepse dihet historia dhe i përket të shkuarës.

Por përtej kësaj, unë besoj se në këtë periudhë 2-vjeçare, detyrat jo të lehta dhe kohët jo të lehta q ka kaluar ky institucion janë [përballur me dinjitet, me profesionalizëm, me sukses.

Për mu aka qenë një barrë e shtuar dhe në kushte të tjera do të ishte krejt e panevojshme sepse Genti i ka patur dhe i ka të gjitha kapacitetet për ta mbajtur këtë barrë plotësisht por nga detyrimi i pashmangshëm për ta përfaqësuar Shqipërinë edhe formalisht në kryesimin e OSBE-së dhe për të mos lejuar që për shkak të formalitetit, mungesa e një ministri të jashtëm të dekretuar të kthehej në një mundësi për të krijuar keqkuptime brenda familjes së madhe të OSBE-së. E mora këtë angazhim dhe jam shumë i lehtësuar që këtë angazhim mund t’ja kaloj Oltës dhe për të cilin, jo etëm kemi pasur një dakordësi dhe një qasje të përbashkët me Gentin, në këtë fazë Ministria ka nevojë të ketë një drejtues me funksion të plotë, jo vetëm [përmbajtësor por edhe formal.

Jo për formalitet por për hir të vërtetës, ta falenderoj nga zemra Gentin për gjithçka bëri në këto dy vjet në këtë detyrë aspak të lehtë dhe përtej faktit që u godit në mënyrë sa absurd aq edhe të shëmtuar dhe duke qenë i paragjykuar ja doli ta mbajë me sukses barrën dhe të tregojë cilësitë e tij të veçanta që jam i bindur se do të ketë kohën dhe mundësinë t’i shpalosë të plota të gjitha në të ardhshmen në funksion të kësaj lidhjeje të pazgjidhshme për Shqipërinë dhe të paionit të tij për politikën.”– thotë Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *