Vendosni fjalën kyçe....

Astronomi i Universitetit të Harvardit: Objekti i vëzhguar në vitin 2017 i përket inteligjencës jashtëtokësore


Një profesor i astronomisë në Universitetin e Harvardit beson se një objekt misterioz ndëryjor që vizitoi sistemin tonë diellor në vitin 2017 ishte një lloj i teknologjisë aliene dhe madje mund të ketë qenë mbetje të hedhura nga civilizim tjetër.

Avi Loeb ka përshkruar teorinë e tij se objekti hutues i quajtur ‘Oumuamua’ siguron prova se jeta me inteligjente ekziston diku tjetër në univers, shkruan New York Post.

ʻOumuamua’ është objekti i parë i njohur ndëryjor që u zbulua duke kaluar përmes Sistemit Diellor. Për herë të parë u vëzhgua përmes teleskopit Pan-STARRS në Observatorin Haleakala të Hauait në vitin 2017.

Trupi qiellor 400 metra i gjatë mendohej se ishte një kometë ndëryjore nga shumë astronomë, por forma e saj ishte ndryshe nga çdo gjë që ishte parë më parë.