Vendosni fjalën kyçe....

31 dhjetori nis me protesta para Urgjencës, kolegët kundër shkarkimit të mjekut Ilir Allkja


Siç ishte paralajmëruar sindikata e punonjësve të shëndetësisë, mjekët kanë dalë sot në protestë për të kundërshtuar shkarkimin e kolegut të tyre Ilir Allkja.

Protesta ka nisur rreth orës 10:00 para Urgjencës, pasi bluzat e bardha e konsiderojnë shkarkimin e Allkjas për motive politike.

 “Në një situatë kur gjithë bota është në krizë për staf mjekësor, Shqipëria, ky vend i vogël me mungesë të personelit shëndetësor ka luksin të pushoj mjek nga puna për arsye politike.”- thotë Sindikata.

Allkja u shkarkua ditën e djeshme nga puna me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të QSUNT-së Enkelejd Joti, me argumentin se kishte shkelur etikën në punë.

Pas denoncimeve për kushtet dhe problematikat në sistemin shëndetësor, Allkja kishte marrë një pezullim nga puna edhe në muajin mars por më pas u kthye në punë për shkak të presionit mediatik u rikthye në punë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *