Vendosni fjalën kyçe....

Avdullah Hoti është kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së


Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se kandidati i kësaj partie për kryeministër të Kosovës është Avdullah Hoti.

Në një konferencë për mediat, Mustafa tha se Hoti do të vazhdojë rrugën e tij si kryeministër edhe në kandidimin për kryeministër nga kjo parti, shkruan Lajmi.net.

“Kemi vlerësuar se Qeveria ka punuar mjaftë mirë dhe ka qenë shumë e zellshme në luftën kundër pandemisë COVID-19, kemi shprehur gjithmonë dhimbjen tonë për viktimat dhe familjarët si pasojë e COVID-19. Kemi falënderuar jo vetëm partitë e koalicionit, por edhe partitë opozitare që e kanë përkrahur së fundi aprovimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, si formë që ne duhet ti ndihmojmë bizneset, qytetarët dhe të mund të nxjerrim vendin nga kjo situatë në të cilën jemi. Është argument se Qeveria e ka bërë punën mirë dhe kryeministri Hoti edhe vetë është angazhuar në punë dhe në luftimin e korrupsionit. Qeveria e cila ka aftësi dhe ka vullnet të kthejë të mirën në qeverisjen e këtij vendi. Konsiderojmë se Z.Hoti është kryeministër i kësaj qeverie dhe se do të vazhdojë ta bëjë këtë punë dhe vazhdon të jetë kandidat i ynë për zgjedhjet e ardhshme.” – tha Mustafa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *