Vendosni fjalën kyçe....

4 humbje jete 24 orët e fundit, 581 raste të reja me Covid-19 në vend


Katër persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit në vend lidhur me Covid-19.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë 2 qytetarë nga Fieri,  1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja të moshave 70-73 vjeç.

Nga 2618 testime të kryera së fundmi janë zbuluar 581 raste të reja me kornavirus.

Në katër spitalet covid në Tiranë janë shtruar 285 pacientë nga të cilët 20 janë në terapi intensive me 6 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *