Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr foto të të moshuarve: 2000 gjyshër do kenë një Vit të Ri të gëzuar falë ndërhyrjeve falas në sy


Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook këtë mëngjes, fotot e disa të moshuarve të cilët i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale në sy.

Rama shprehet se afërsisht 2000 të moshuar do të kenë një Vit të Ri të gëzuar falë programit të lenteve falas.

“Mirëmëngjes dhe me dritën në sytë e afro 2000 gjyshërve që do të kenë një Vit të Ri të gëzuar, falë programit të lenteve FALAS, ju uroj një ditë të mbarë” – shkruan Rama.

Më parë sipas qeverisë, ky shërbim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kushtonte 700 dollarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *