Vendosni fjalën kyçe....

Rama i pret shpresat Valdrin Pjetrit për rikandidim: Asnjë shans të dytë për personat që i ka kapur dekriminalizimi


Kryeministri Edi Rama i ka prerë shpresat Valdrin Pjetrit për një rikandidim të mundshëm për bashkinë e Shkodrës.

I pyetur nëse do u jepet një shans i dytë rikandidimi personave që janë përjashtuar më herët për shkak të dekriminalizimit, Rama tha se PS nuk i jep asnjë personi këtë shans të dytë.

 “Shanset e dyta jepen në marrëdhënie individuale, shanset e dyta mund t’i japim kur jemi miq që për një arsye apo tjetër miqësia lëndohet por shanset e dyta i jep pastaj Zoti ndërsa PS nuk i jep shans të dytë askujt që e ka vënë në pozitë të vështirë duke gënjyer, s’ka shanse të dyta për askënd që bën deklarata lidhur me jetën e veprimtarinë politike e të gjitha ato aspekte që kanë të bëjnë me ligjin e pastërtisë së figurës nuk e meriton.”– tha Rama.