Vendosni fjalën kyçe....

Salvini “shuplakë” Macron-it: President që është kundër popullit të tij


Në një debat të pazakontë publik brenda BE-së, ministri i Brendshëm italian, Salvini ka shprehur mbështetjen e hapur për lëvizjen e “Jelekëve të Verdhë ” në Francë, teksa Salvini akuzoi presidentin Emmanuel Macron, se ishte kundër popullit të tij.

“Unë mbështes qytetarët e ndershëm që protestojnë kundër një presidenti qeverisës që është kundër popullit të tij”, tha zëvendëskryeministri italian.

Megjithatë, aleati i tij i “Lega Nord”, tha se ai “dënon me forcë” dhunën e fundit që ka ndodhur gjatë protestave.

Nënkryetari i Këshillit të Ministrave të Italisë, Luigi Di Maio, i cili është kreu i Lëvizjes “Pesë-Yjet”, u bëri thirrje demonstruesve në blogun e partisë së tij që të mos dobësoheshin.

Di Maio tha se politika, si në Francë dhe në Itali, “është bërë e shurdhër ndaj nevojave të qytetarëve që janë mbajtur jashtë vendimeve më të rëndësishme që prekin popullin”.

Lëvizja e “Jelekëve të Verdhë” nisi në mes të nëntorit 2018 si një protestë kundër rritjes së propozuar të shpenzimeve të karburantit.

Që atëherë protesta është zgjeruar me të tjera kërkesa duke përfshirë pakënaqësi më të gjerë midis njerëzve francezë mbi standardet e jetesës dhe politikat e Macron.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *