Vendosni fjalën kyçe....

Topalli bën fajtor Bashën:70% e shqiptarëve të pakënaqur nga opozita


Kryetarja e partisë “Lëvizja për Ndryshim” Jozefina Topalli, në një intervistë për Euronews Albania, ka bërë me faj kreun e PD-së Lulzim Basha për mbajtjen në pushtet të Edi Ramës.

Sipas saj 70% e shqiptarëve janë të pakënaqur nga opozita.

“Është presoni dhe garancia, që Edi Rama ka qenë tetë vite në pushtet, me të cilët ndan shumë gjëra përtej politikes, dhe që është elementi dhe arma, me të cilën Edi Rama do të përpiqet të marrë mandatin tretë. Sondazhet e bëra në Shqipëri flasin për një realitet krejt të ri për atë, që ëndërrojnë tre kryetarët. Është unike në botë. Që të flitet se shqiptarët janë të pakënaqur 70% ndaj opozitës se sa ndaj qeverisë. Unë e jam e bindur se ato nuk e duan këtë qeveri, është e korruptuar, mbytur në skandale, e paaftë për të qeverisur, e dështuar në çdo fushë të vendit, por ato kanë kuptuar “po të kishte pasur opozitë, Edi Rama nuk do ishte sot”, ndaj dhe 70% e shqiptarëve janë të pakënaqur nga opozita“-tha znj.Topalli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *