Vendosni fjalën kyçe....

Ngre duart lart të festojë fitoren para kohe por e pëson, përfundon i treti (Video)


Tifozët janë tallur keqazi me pilotin brazilian të motorëve, Andre Verissimo, pasi festa para kohe i kushtoi vendin e parë, duke përfunduar në të tretin në garën ‘Superbike Brazil’.

Gara udhëhiqej prej tij deri në fund, por dhjetëra metra lart vijës së finishit, motoristi brazilian ngriti duart lart duke nisur fitoren të cilën e llogarisë si të padiskutueshme.

Sidoqoftë, ëndrra e tij për të shijuar e fitores u shkatërruan nga dy konkurrentët e tjerë, Osvaldo Filho dhe Marcelo Skaf, të cilët garonin pas tij.

Dyshja shpejt e kaloi motoristin e pafat, duke e lënë atë të përfundonte i treti. Pamjet e gafës së tij u shpërndanë në rrjetet sociale teksa tifozët e quajtën pilotin ‘idiot’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *