Vendosni fjalën kyçe....

Programi izraelit “Pegasus” u përdor nga Arabia e Emiratet për të përgjuar gazetarët e Al Jazeera


Telefonat personalë të rreth 36 gazetarëve të Al Jazeera janë hakuar nga ‘operativë qeveritarë’ të cilët përdorën një mjet të diskutueshëm spiunimi nga grupi NSO i Izraelit për t’i përgjuar, pretendon një raport nga një laborator kërkimor kanadez.

Raporti, publikuar të dielën nga Citizen Lab, një njësi kërkimore në Universitetin e Torontos e specializuar në sigurinë kibernetike, pretendonte se telefonat që u përkisnin punonjësve të rrjetit mediatik me bazë në Katar, përfshirë gazetarë, producentw, folws lajmesh dhe drejtues, kishin qenë komprometuar dhe hakuar në korrik dhe gusht të këtij viti.

Hakimi lejoi autorët e sulmit, për të cilin Citizen Lab, fajësoi ‘operativët qeveritarë’ nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, për të infektuar telefonët me programe spiunimi.

Në raportin e tij, Citizen Lab tha se teknikat klandestine të përdorura në sulm ‘ishin të sofistikuara’ dhe për këtë arsye ‘të vështira për t’u zbuluar’, pasi ‘shënjestrat” ​​shpesh nuk ishin në dijeni të ndonjë ngjarjeje të dyshimtë’.

Hackimi mund të kishte mbetur i pazbuluar edhe këtë herë, po të mos ishte reporteri i kanalit në gjuhën arabe të rrjetit, Tamer Almisshal, i cili dha alarmin se telefoni i tij mund të ishte spiunuar dhe i lejoi studiuesit të monitoronin trafikun e tij në internet duke filluar nga janari 2020.

Disa muaj më vonë, në korrik, studiuesit panë telefonin e tij personal duke vizituar një faqe në internet ku u infektua me spyware Pegasus të grupit të NSO-së.

Pas verifikimeve nga Citizen Lab, u gjet se 36 telefona personalë që ishin shënjestruar me sukses nga ‘katër operatorët e grupit NSO’. Njëri prej tyre, qw njihej me nofkwn ‘Monarki’, thuhet se u fut në 18 telefona, ndërsa një tjetër – i quajtur ‘Zogu tinzar’, spiunoi në 15 telefona.

Grupi tha se beson se ‘Monarkia’ po vepronte sipas urdhrave të marra nga Arabia Saudite, pasi synoi individë kryesisht brenda Arabisë Saudite, ndërsa tjetri, u përqendrua tek ata gazetarë që ishin kryesisht brenda Emirateve të Bashkuara Arabe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *