Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti zvicerian miraton martesat mes gjinisë së njëjtë


Të premten, Parlamenti i Zvicrës miratoi një projekt-ligj që lejon çiftet e së njëjtës gjini të martohen.

Me këtë vendim Zvicra , u bashkohet pjesës më të madhe të vendeve evropiane për të drejtat e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor).

Por, vetë zviceranët do të kenë fjalën e fundit mbi këtë çështje pasi partia ultra-konservatore e Unionit Demokratik Federal ka njoftuar se do të kërkojë që legjislacioni të vihet në një referendum.

Zvicra është një nga vendet e pakta evropiane ku martesa mes së njëjtës gjini nuk është e ligjshme. Vendi lejon çiftet e gjinisë së njëjtë të hyjnë në “partneritete të regjistruara”, por kjo nuk siguron të njëjtat të drejta si martesa, duke përfshirë marrjen e shtetësisë dhe birësimin e përbashkët të fëmijëve.

Të dyja dhomat e parlamentit kanë miratuar tani projekt-ligjin pas raundeve të shumta të debatit që nga viti 2013. Formulimi i projektligjit lejon homoseksualët dhe lezbiket të martohen dhe lezbiket të kenë akses në dhurimet e spermës.

“Kjo është një fitore historike për të drejtat e Komunitetit LGBTI”, shkroi Amnesty Switzerland në një postim.