Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu vaksinohet drejtpërdrejt, premton miliona doza deri në fund të vitit


Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu dhe ministri i Shëndetësisë Yuli Edelstein morën vaksinën e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech në një transmetim të drejtpërdrejtë.

Në Izrael, vaksina e parë kundër COVID-19 u mor fillimisht nga Netanyahu dhe më pas nga Edelstein në Qendrën Shëndetësore Sheba në qytetin Ramat Gan afër Tel Avivit.

Gjatë vaksinimit të transmetuar drejtpërdrejt në televizion, Netanyahu tha se “miliona” doza vaksinash do të vijnë në Izrael në fund të këtij muaji.

Duke u bërë thirrje të gjithë izraelitëve për t’u vaksinuar kundër koronavirusit, Netanyahu tha: “Unë kërkova që vaksina e parë të më jepej mua dhe ministrit të Shëndetësisë Yuli Edelstein në mënyrë që t’ju inkurajoj të vaksinoheni dhe të japim një shembull”.

Administrata izraelite ka rritur një marrëveshje për të blerë 8 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 nga Pfizer dhe BioNTech.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *