Vendosni fjalën kyçe....

Zgjidhet anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi voton Altin Binajn


Altin Binaj është anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese. Emri i anëtarit të pestë u votua në seancën e sotme në Kuvend ku mori 96 vota pro. Binaj është emri i tretë që duhej miratuar nga Kuvendi.

Për të plotësuar kuorumin që e bën Gjykatën Kushtetuese funksionale duhet edhe një anëtar tjetër.

Altin Binaj ishte emri i vetëm i ofruar nga Kuvendi për miratim, gjë që u kundërshtua nga deputeti i LSI-së, Gjoni. Ky i fundit theksoi se procedura e votimit të vetëm një emri në garë është në shkelje të ligjit pasi KED-ja duhet të propozonte tre emra.

Binaj i lindur në Vlorë në vitin 1970 është diplomuar për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1992.

Për sa i përket karrierës profesionale ai ka qenë prokuror në prokurorinë e Vlorës, prokurori të cilën e ka drejtuar nga viti 1999 deri në vitin 2000.

Më pas ka qenë prokuror e drejtues në Prokurorinë e Fierit. atë të Durrësit. Në vitin 2013 deri në vitin 2016, Binaj ka qenë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme ndërsa për një vit ka mbajtur postin e drejtorit të Krimit Ekonomik, Korrupsionit e Krimit të Organizuar në këtë institucion. Nga viti 2016 në vijim ai ka qenë prokuror në Prokurorinë e Apelit, Vlorë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *