Vendosni fjalën kyçe....

Patozi: Bashkëpunim me PD-në po na e kërkoi populli, synojmë të jemi forcë përcaktuese në qeverisje


Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka pranuar ditën e sotme se nuk e sheh të pamundur bashkëpunimin me PD-në pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Në një intervistë për Report TV, ish-deputeti i PD-së ka thënë se bashkëpunimi do ndodhë në rast se e kërkon populli shqiptar dhe nëse selia blu do pranojë kushtet e Bindjes Demokratike.

“Ne do të bashkupunojmë vetëm në rast se populli shqiptar do të na e kërkojë këtë dhe në rast se PD do të pranojnë kushtet tona. Kaq e thjeshtë është. Sigurisht që ky bashkëpunim nuk mund të ndodhë para zgjedhjeve, nuk ka asnjë shanc për këtë.” – tha Patozi për Report TV.

Patozi shtoi se edhe pse nuk e di se sa mandate do fitojë Bindja Demokratike, theksoi se po punohet që të merret një rezultat sa më të mirë.

“Se sa mandate do të fitojë Bindja Demokratike nuk di ta them, sepse nuk e kam mbajtur veten as për profet dhe as për fallxhor, di të them vetëm që po bëjmë të gjitha përpjekjet tona për të pasur një rezultat sa më dinjitoz në këto zgjedhje dhe ne synojmë të jemi forcë përcaktuese qeverisëse.” – shtoi Patozi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *