Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti shqiptar në parlamentin serb: Kërkojmë spital, për problemin më të vogël udhëtojmë 50 km


Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Argjend Bajrami, i cili përfaqëson Luginën e Preshevës, ka deklaruar në seancën e sotme në parlament se qeveria e re serbe nuk ka bërë asgjë për rritjen e buxhetit apo përmirësimin e jetës së shqiptarëve në Luginë.

Gjatë fjalës së tij, ai vërejti se qeveria e mëparshme dhe ajo e tanishme nuk kanë treguar asnjë lloj interesi në këtë drejtim.

Depuptet tha se mungesa e një spitali rajonal për Luginën është një problem i madh për banorët.

“Nuk ka asnjë projekt për përmirësimin e kushteve të jetesës për shqiptarët në Luginë. Përtej problemeve që dihen, sot dua të theksoj problemin e shëndetit publik. Edhe për një problem të vogël shëndetësor, banorët e Luginës duhet të udhëtojnë 50 kilometra për në spitalin mët afërt. Nuk ekziston vullneti politik për zgjidhjen e problemeve tona. Nëse ka vullnet demokratik, nëse ka demokraci siç pretendohet, atëherë qeveria dhe shumica duhet të na pohojë se do ndajë fonde për të filluar ndërtimin e në spitali.” – tha ndër të tjera Bajrami.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *