Vendosni fjalën kyçe....

Autobusi përplaset me makinën në aksin Tepelenë-Krahës, 8 të plagosur


Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, këtë radhë në aksin rrugor Tepelenë-Krahës.

Mësohet se një autobus i linjës Sarandë-Elbasan, ka përplasur një makinë tip “Volswagen”. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur gruaja që ndodhej në makinën tip “Volswagen” dhe i fejuari i saj.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës, ku gruaja ndodhet në gjendje të rëndë.

Deri më tani flitet për 8 të plagosur. Të plagosurit e tjerë mendohet se do të trajtohen në spitalin e Fierit për shkak të afërsisë si dhe sepse ky spital është më i specializuar për trajtimin e rasteve të rënda.

“Në aksin rrugor  Memaliaj -Krahës, në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj janë përplasur  automjet “volksëagen” me autobuzin e linjës Sarandë–Elbasan, ku si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i autoveturës(shtetasi E.K) dhe pasagjeria (Sh.Xh), e cila ndodhet në reanimacion në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër.

Gjithashtu janë dëmtuar lehtë dhe disa pasagjerë të autobuzit, të cilët po marin ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më herët mëngjesin e sotëm, humbi jetën një 30-vjeçar, pasi makina e tij doli nga rruga në aksin Burrel-Baz.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *