Vendosni fjalën kyçe....

19 viktima dhe 982 raste të reja lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe 19 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, nga testimi i 2.805 mostrave janë regjistruar edhe 982 persona të infektuar me koronavirus.

Nga sëmundja janë shëruar 556 pacientë ndërsa raste aktive janë 2203.

Që nga fillimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 73.025 të prekur nga sëmundja COVID-19, prej tyre 2096 kanë vdekur ndërsa 48.726 janë shëruar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *