Vendosni fjalën kyçe....

Basha më i ashpër se kurrë ndaj Ramës: Do jem bashkë me banorët e Astirit në protestë


Më i ashpër se kurrë  është treguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndaj kreut të qeverisë, Rama, lidhur me atë që kryedemokrati e cilësoi si aferë e pastër korruptive dhe një megavjedhje me projektin e Unazës së Re.

“Në 317 banesat që kërcënohem me prishje të paligjshme nga Rama. Mjafton e vërteta për ta kuptuar sepse është një tragjedi jo vetëm për mijëra banorë, por vijë e kuqe që kërcënon vatrën e çdo shqiptari. Faktet janë të rënda. Ka dy javë që Edi Rama dhe lukunia e tij barbare e hajdutëve me propagandë po i ushqen opinionit publik mashtrime e gënjeshtra me shpresën se do arrijë të triumfojë antiligji dhe ai të kryejë një vepër barbare me prishjen e shtëpive dhe mbushjen e xhepave të tij. Afera është një vjedhje e hapur nga Edi Ramës, është negociuar drejtpërdrejt nga Edi Rama. Vjedhja e Unazës ëshë projektuar nga Edi Rama. Përbëhet nga dy komponentë, rrëmbimi i taksave dhe rrëmbimi i pronës. Çdo ligj i mundshëm është shkelur.” – tha  Basha.

Basha lëshoi akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Rama duke thënë se në projektin e Unazës së Re është shkelur ligji i prokurimeve publike dhe se për këtë do përgjigjeshin të gjithë përgjegjësit.

“Le ta nisim me vjedhjen rekord, 2 mijë euro për 1 cm të kësaj rruge. Ky është çmimi me të cilin Edi Rama po vjedh paratë tuaja. Si po e bën këtë? Së pari e gjithë skema e tenderimit është korruptive, nuk ka pasur garë. Një projekt është adaptuar nga ARRSH e cila gjoja ka hapur tender dhe në fund mbetet e vetmja ofertë. Shkelet çdo ligj dhe ligji i parë që shkelet është ligji i prokurimeve. Kjo nuk mund të ndodhë vetëm në kokën e drejtorit të ARRSH i cili do japë llogari para ligjit. Kjo ndodh sepse në vjedhje është përfshirë Edi Rama. Hajduti që ka shkelur ligjin e prokurimeve është Edi Rama. Shumë rekord për Europën dhe ndoshta dhe SHBA-të ku çmimet e autostradave janë nga 5 deri në 8 herë më të ulëta. Ky është një projekt megavjedhje.” – shtoi Basha.

Ndërsa theksoi se sot do jetë te protesta e banorëve të Unazës së Re, bashkë me grupin parlamentar të Partisë Demokratike në mbështetje të banorëve të Astirit.

“Banorët e Astriti sot në orën 5 do të jenë në protestë. Unë do të jem bashkë me ata. Do të ngrihemi me këta njerëz edhe sikur padrejtësia të kufizohet vetëm me këta. Po mos prisni se atëherë do të jetë shumë vonë, kur padrejtësia t’ju vijë tek dera”, deklaroi kreu i PD-së në konferencën për mediat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *