Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Klodian Rashës, gjykata vendos “arrest me burg” për policin


Vendoset masa e sigurisë “arrest me burg” për policing Nevaldo Hajdaraj, i cili akuzohet për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha në orët e para të 8 dhjetorit.

Gjatë seancës gjyqësore, i akuzuari ka kërkuar që gjykata të marrë masat që ai meriton, duke pranuar se ka vrarë një njeri.

“Merrni çfarë mase të doni, unë kam vrarë një njeri. Gjithçka ka ndodhur në ora 01.9 min për 4 ose 5 min ka qenë situata. Kam njoftuar sallën operative dhe kemi kërkuar përforcime për një njëri të dyshimtë. Kjo që ka ndodhur me mua s’do ja uroja askujt në jetë”, mësohet të ketë thënë Hajdaraj gjatë seancës.

Hajdaraj është shprehur se do dëshironte që të kishte në seancë dhe familjarët e të ndjerit, për t’u kërkuar atyre falje publike.

Sipas dosjes hetimore, i riu është qëlluar me një plumb pas shpine. Njëri nga plumbat e ka kapur në zemër dhe një tjetër në kokë, rikoshet.

Akuza për policin Nevaldo Hajdaraj, është ajo e “Vrasjes së kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”. Neni 83 i Kodit Penal parashikon një dënim deri në shtatë vite burg për këtë vepër penale./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *