Vendosni fjalën kyçe....

U plagos në sy gjatë protestës, polici do dërgohet për kurim në Turqi


Kryeministri Rama ka vizituar pasditen e sotme efektivin e policisë që u lëndua gjatë ditës së parë të protestës për vrasjen nga një efektiv policie të 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Kreu i qeverisë i premtoi Fadil Allarajt trajtim më të specializuar në një spital në Turqi. Efektivi ka pësuar një dëmtim një sy dhe pas operacionit të parë në QSUT, do dërgohet për t’u trajtuar jashtë vendit.

Rama shoqërohej në spital nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Veliu. Ai u takua me prindërit e policit të plagosur duke u premtuar se qeveria do bëjë maksimumin për shërimin e tij.

Sipas mjekes që ka kryer operacionin e parë, bëhet fjalë për transplantin e kornesë së syrit. Prej tre ditësh Tirana dhe disa qytete në vend janë në protestë pas vrasjes së 25-vjeçarit në Tiranë.

Nga protestat ka pasur dhjetëra efektivë policie e qytetarë të lënduar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *