Vendosni fjalën kyçe....

Policia shoqëron dhjetëra qytetarë, i shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës


Policia ka shoqëruar dhjetëra qytetarë mbrëmjen e sotme.

Qytetarët u mblodhën fillimisht në dy grupe, para Kryeministrisë e para Ministrisë së Brendshme, më pas marshuan para Kryeministrisë por u larguan prej aty pasi policia përdori gaz lotsjellës e makinat ujëhedhëse.

Edhe para Ministrisë së Brendshme, policia përdori gazin lotsjellës dhe shoqëroi dhjetëra qytetarë. Policia ka përdorur shpesh gazin lostsjellës duke detyruar qytetarët që të largohen.

Shoqërime qytetarësh ka pasur gjatë gjithë perimetrit që përfshin Kryeministrinë, Presidencën, Ministrinë e Brendshme, Drejtorinë e Policisë e ish-Bllok.