Punonjësit e Bashkisë Tiranë kanë uruar me kërcim dhe këngë festën e Vitit të Ri.
Duke kërcyer në kënde të ndryshme të Tiranës, punonjës të mirëmbajtjes zjarrfikësit, administrata, policia bashkiake kanë kërcyer për të uruar Vitin e Ri.
“Pavarësisht uniformave dhe punës që bëjmë, në fund të gjithë jemi njerëz.
Prandaj këtë fundvit, vështirësitë, presionin dhe ankthin e mposhtim duke kërcyer.
E gjitha Bashkia Tiranë në shërbimin tënd. Në ditë me diell dhe në ditë të vështira.
Gëzuar Vitin dhe dekadën e re!
Në kujtim të Fetiut dhe Valterit”-shkruan Veliaj.