Vendosni fjalën kyçe....

Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë, Raportuesja në PE: Të ruhet marrëveshja e 5 qershorit


Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos ka prezantuar këtë paradite raportin për vendin tonë.

Gjatë prezantimit të draft-raportit, Santos tha se ky është vetëm një draft fillestar ndërsa theksoi se Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kushtet e caktuara nga BE-ja.

 “Dua ta nis prezantimin duke theksuar rrethanat ku ndodhemi tashmë, ndodhemi në pandemi, situatë të vështirë. Nuk kemi patur mundësi të kemi lidhje të drejtpërdrejtë me vendet që përfaqësojmë. Do e bëjmë këtë pasi të kalojmë këtë vështirësi.

Do vazhdojmë punën me delegacionin e Shqipërisë dhe BE, me amabasadorin Soreca. Dua të falënderoj ata që kanë punuar ngushtë me stafin tim që të prezantoj këtë draft-raport në kohën e duhur. Faleminderit për informacionin. Është draft fillestar. Sikur ndodh ka mundësi të ndryshohet sërish, do ketë disa ndryshime. Për shkak të disa kufizimeve s’kam pasur mundësi të sjell të gjitha faktet. Ky tekst do jetë më substancial në vazhdim.

Patjetër që jemi përqëndruar tek reformat. Në fakt nuk ka ndryshime thelbësore me të tjerat, pikëpamjet tona s’kanë ndryshuar me ato që kemi thënë më parë. Në draft-raportin tim, kam ndjekur edhe pikëpamjet e KE.

Kërkesat që ka bërë KE duhet të plotësohen. Kam edhe shqetësime që i kam prezantuar në raport. Jam e shqetësuar për shoqërinë civile, pjesëmarrjen e saj në proceset politike. Duhet të përfshihet. Të vijojë reforma kundër korrupsionit e krimit të organizuar, të përfundohet Reforma në Drejtësi. Shumë gjëra për të punuar. Të gjitha forcat politike duhet të përfshihen në normalizimin e jetës politike në vend.

E ardhmja e vendit, popullsi e re dhe e talentuar. Të krijohen kushtet që brezi i ri të qëndrojë. Ka shumë nga ata që kanë shprehur dëshirën për t’u larguar, apo janë larguar. Të krijohen mundësitë që ata të rikthehen. Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kushtet që ne i kemi vendosur.”- ka deklaruar Santos.

Gjatë fjalës së saj, ajo bëri thirrje që marrëveshja e 5 qershorit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të arritura me konsensus mes palëve të ruhet, duke thënë se është në të mirë të vendit.

“Pavarësisht kushteve të pandemisë, Shqipëria ka punuar shumë për të plotësuar kushtet. U bë një marrëveshje e 5 qershorit që duhet të ruhet, në të mirë të vendit, për të pasur sa më shumë përfitime dhe për vetë Shqipërinë. Dëshira e tyre për t’u bërë pjesë e BE-së është e madhe. Jam tashmë e interesuar çfarë do thonë kolegët për Shqipërinë.”- vazhdoi Santos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *