Vendosni fjalën kyçe....

Federer dhe Nadal kualifikohen për më tej në Wimbledon


Rafael Nadal dhe Roger Federer nuk ndalen në rrugëtimin e tyre drejt finales së Wimbledonit. Tenisti spanjoll u kualifikua për në raundin e katërt pasi mundi francezin Jo Wilfried Tsonga me rezultatin 3-0.

32-vjeçari nga Mallorca nuk e pati aspak të vështirë këtë ndeshje me francezin teksa ui fitoi të 3 setet 6-2;6-3;6-2 në 1 orë e 47 minuta lojë.

Po kaq të lehtë e pati ndeshjen e tij edhe Roger Federer që ashtu sikurse Nadal eliminoi një tenist francez, Lucas Pouille. Zvicerani i fitoi setet e kësaj sfide me rezultatin 7-5; 6-2; 7-6 dhe si kundërshtar të radhës në turneun e Wimbledonit do të ketë Matteo Berrettini.

Në kampin e femrave, Ashleigh Barty zhgënjeu tifozët britanikë teksa eliminoi tenisten vendade, Herriet Dart me rezultatin 2-0. Australiania, fituesja e Roland Garros të këtij viti, e dominoi totalisht këtë ndeshje teksa i fitoi të dy setet me të njëjtin rezultat 6-1 në vetëm 50 minuta lojë.

U kualifikua për në raundin tjetër të turneut historik londinez edhe Serena Williams që eliminoi tenisten gjermane Julia Goerges me rezultatin 2-0. Amerikanes iu deshën vetëm 1 orë e 12 minuta lojë për të fituar këtë ndeshje duke i mbyllur setet 6-3;6-4.

Vlen të theksohet rikthimi pas një kohe të gjatë i Andy Murray që kishte probleme fizike. Tenisti britanik u pa në fushën e lojës në Wimbledon në turneun e lojës dyshe të përzier teksa formoi një ekip me Serena Williams me të cilën fitoi në raundin e parë ndaj dyshes Mies-Guarachi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *