Askush nuk do të detyrohet të bëjë vaksinën kundër Covid-19, por njerëzit që nuk pranojnë të vaksinohen mund të privohen nga liri të caktuara, ka paralajmëruar ministrja e Shëndetësisë e Ontarios, Christine Elliott.
Zyrtarja e lartë e shëndetësisë pranoi se vaksinimi do ishte vullnetar, por i nxiti ta bëjnë të gjithë ata që janë në gjendje ta bëjnë, duke vërejtur se mund të ketë pasoja për ata që heqin dorë nga procedura.
“Mund të ketë disa kufizime në drejtim të udhëtimit ose kufizime të tjera që mund të lindin si rezultat i mosbërjes së vaksinës, por kjo do varet nga vetë personi për të marrë atë vendim në bazë të asaj që është më e rëndësishme për ta.” – tha ajo.
Vërejtjet u bënë të hënën në përgjigje të një pyetjeje nga një gazetar nëse shkollat, bizneset dhe institucionet e tjera mund t’u kërkonin njerëzve prova të vaksinimit.