Vendosni fjalën kyçe....

Habit ish-shefi i divizionit hapësinor të ushtrisë izraelite: UFO-t ekzistojnë, SHBA-ja ka nënshkruar marrëveshje me ta


Ish-kreu i divizionit hapësinor të ushtrisë izraelite ka pohuar se Tel Avivi dhe Uashingtoni kanë kontaktuar një ‘Federatë Galaktike’ të jashtëtokësorëve, por që njerëzimi nuk është i gatshëm për ‘të vërtetën’ për jetën në kozmos.

Gjenerali në pension Haim Eshed, 87 vjeç, i cili drejtoi njësinë hapësinore të Ministrisë së Mbrojtjes për gati tre dekada, pretendoi ekzistencën e një aleance të huaj që përfshin galaktikën, në një intervistë polemizuese me gazetën izraelite Yedioth Ahronoth.

“UFO-t kërkuan të mos reklamonin se janë këtu, sepse njerëzimi nuk është ende gati.” – i tha Eshed gazetës të shtunën, duke shtuar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump ‘ishte në prag të zbulimit, por të huajt në Federatën Galaktike thanë: Prit, le të qetësohen së pari shpirtrat. Ata nuk duan që ne të kemi histeri masive’.

“Ata duan të na bëjnë më parë të arsyeshëm dhe mirëkuptues. Ata pritën deri më sot që njerëzimi të evoluojë dhe të arrijë një fazë ku ne do të kuptojmë se çfarë është hapësira dhe anijet kozmike.”

Në pohimin e tij më të jashtëzakonshëm, Eshed tha se qeveria amerikane kishte arritur një ‘marrëveshje’ të qartë me vizitorët e largët.

“Ata nënshkruan një kontratë me ne për të eksperimentuar këtu.” – tha ai, duke mos ofruar detaje në lidhje me kushtet e marrëveshjes së pretenduar ndërplanetare ose natyrën e eksperimentimit.

Ish-gjenerali gjithashtu nxitoi të shtonte se alienët thjesht po ‘hetojnë’ dhe kërkojnë të rekrutojnë njerëzimin si ‘ndihmës’ në përpjekjen e tyre për të ‘kuptuar rregullat e universit’, duke sugjeruar që – të paktën për tani – nuk ka pse t’i frikësohemi një force armiqësore pushtimi, pavarësisht nga eksperimentet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *