Vendosni fjalën kyçe....

PAMJE TË DHUNSHME/ Mbështesit e presidentit Trump përleshen me demonstruesit e Antifas (Video)


Mbështetësit e presidentit amerikan Trump janë përleshur me grupimet e Antifas në Uashington DC.

Policia ka pohuar se ka arrestuar një nga personat e përfshirë në përleshjen e ashpër ku u përdorën shkopinjtë, spërkatës me piper, grushtet e shkelmat.

Demonstruesit pro-Trump që u mblodhën jashtë Shtëpisë së Bardhë u përballën me kundërprotestues të cilët morën pjesë në një ngjarje të emërtuar si ‘Fashistët e Kungullit’.

Përleshja u shoqërua me dhunë të ashpër siç tregohet në videot e shpërndara në rrjetet sociale. Ka pasur gjithashtu raporte për të shtëna gjatë përleshjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *