Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi tronditës i të riut te Sanatoriumi: Po më vdes nëna në makinë si kafsha, të gjitha i kam paguar vetë (Video)


Një qytetar, nëna e të cilit pret brenda ambulancës në dyert e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, ka bërë akuza të forta në drejtim të qeverisë.

Sipas tij, e ëma po mbahet në ambulance në pritje për t’u futur brenda ndërsa thotë se nuk ka pasur asnjë ndihmë nga asnjë mjek dhe se te spitali i kanë thënë se duhet të presë radhën.

Në denoncimin e tij për News24, qytetari thotë gjithashtu se të gjitha mjekimet për të ëmën i ka blerë me lekët e veta dhe se nuk ka pasur asnjë rimbursim.

Mes lotësh, ai kërkon që e ëma të futet brenda në spital për të marrë trajtimin e duhur.

“Në makinë është. I kemi marre vet ca bombola të vogla oksigjeni. I kemi mbushur këtu matanë. Shkarko e jep. Nuk ka vende të urgjenca thonë. Cilët të heqim, cilët të vëmë! Pse nuk u morën masa? Pse duhet të presim? Pse të shohim familjarët tanë duke vdekur në makinë?! Jo në makinë si kafsha. Zoti ia ka dhënë jetën. T’ia marrë nën kujdesin e mjekëve, jo në makinë si kafshët se nuk janë kafshë. Ça do bëhet morë se po na plas shpirti. Nuk po durojmë dot më, u bënë ditë të tëra. Asnjë mjekë s’na e hap derën.

Kërkojmë mjek ditë të shtunë, kërkojmë mjek ditën e diel. Mirë që qëllojnë ça njerëz të urgjenca. Elbasani me një mjek specialist, ça bëhet kështu. Këtu as që merret vesh fare asgjë. Këtu është me radhë. Nëna është 70 vjeçe. Diabetin ka, por se ka pasur shumë të lartë. Nuk e di. Se përballonim dot as nga ana ekonomike. Thonë se do rimbursohet. Tamponin s’na e bënë. Skanerin e bëra vet. Kam harxhuar 600 mijë lekë, i kam blerë në treg të zi. S’ka asnjë rimbursim. I kam ble vetë në treg të zi se edhe ilaçe nuk ka.” – denoncoi i riu.

*Video Credit: News24