Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Altin Goxhajt: Policia më dhunoi në komisariat, do e kallëzoj për 5 vepra penale (Fotot)


 

Avokati Altin Goxhaj ka denoncuar veprimtarinë e paligjshme të policisë, sipas tij, ndaj gazetarit Flavio Qarri dhe familjes së tij që u shoqëruan mbrëmjen e djeshme nga blutë e kryeqytetit.

Goxhaj rrëfen gjithë kronologjinë e ngjarjes së mbrëmshme duke treguar shkeljet dhe dhunën e ushtruar nga policia ndaj tij.

Avokati thotë se shoqërimi i gazetarit dhe familjes së tij është i paligjshëm dhe ndaj tyre mjaftonte vetëm gjoba.

Goxhaj thekson se tjetër shkelje ligjore e policisë gjatë shoqërimit të famijes së gazetarit dhe më pas edhe atij vetë ishte mungesa e numrit të identifikimit të numrit personal të oficerit.

Gjatë shoqërimit, avokati akuzon policinë se ka tentuar t’i marrë me forcë celularin me të cilin po flimonte ngjarjen edhe pse sipas tij, celulari i avokatit mbrohet nga ligji si bartës i privatësisë së korespondencës avokat-klient.

Pas shoqërimit në Komisariatin 3, Goxhaj akuzon policinë se e ka dhunuar fizikisht ndërsa thotë se e gjithë skena e dhunës është parë nga gazetari Flavio Qarri, me të cilin e futën në të njëjtën qeli më pas.

Goxhaj shton në denoncimin e tij se Oficeri i Policisë Gjyqësore e mori në pyetje për shkelje të aktit administrativ ndërkohë që nuk ka hetim penal për shkelje të këtij akti.

Sipas avokatit, ndaj tij janë kryer 5 vepra penale nga policët që e shoqëruan natën e mbrëmshme ndërsa thekson se do i kallëzojë për 5 vepra penale.

“Pasi raportova ngjarjen me detaje të mjaftueshme, konstatova se ndaj meje janë kryer 5 vepra penale me urdhër nga qeveria që të gjitha bashkë shkojnë në ca si shumë vite burgu për të gjithë militantët me uniforma policie por që disa kanë nr identifikues dhe disa jo. Sot më duhet të kryej ekspertizën mjeko-ligjore për të siguruar një Raport Mjeko-Ligjor për dëmtimet në fytyrë dhe kokë sipas Vendimit të Prokurorisë dt 6 Dhjetor ora 5:00 dhe po nisem tani për tek Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Nesër do filloj kallzimin për veprat e mëposhtëme:

  1. Goditje të Avokatit për shkak të detyrës nga një person pa nr identifikues me veshje policore që kishte pamjen e një gjysburi-gjysgruje, me zë të hollë dhe “me grushte fëminore dhe përdorim thonjsh si vajzë” i ndihmuar nga 6 policë me nr dhe pa nr identifikues bashkë me rojen e shërbimit në turn.
  2. Heqje e paligjshme e lirisë së tjetrit.
  3. Shoqërim i paligjshëm dhe me forcë i avokatit në krye të detyrës.
  4. Trajtim çnjerëzor, torturë (detyrim për të ndejtur në këmbë për 4 orë në dhomat e shoqërimit)
  5. Përpjekje për të penguar veprimtarinë politike dhe organizim të vjedhjes së materialeve kompjuterike dhe përgjuar komunikimet e brendshme të partive politike.” – shkruan Goxhaj në denoncimin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *