Vendosni fjalën kyçe....

Hidhet shorti për anëtarët e rinj të KED-së, zbulohen emrat e parë


Ka nisur në orën 11:00 shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) në Presidencë.

Në short janë kandidatët e sjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Sapo janë zbuluar dhe emrat e parë për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

-Anëtare të KED-së për vitin 2021 nga Gjykata Kushtetuese do të jenë Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska. Anëtare zëvendësuese në KED si përfaqësuese e Gjykatës Kushtetuese është zgjedhur Fiona Papajorgji.

-Përfaqësues i Gjykatës së Lartë është zgjedhur Ervin Pupe, ndërsa Ilir Panda anëtar zëvendësues.

– Nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme është shpallur fitues përmes shortit, prokurori Adnan Xholi. Kurse si anëtar zëvendësues është shpallur Kujtim Luli.

KED është një organ kolegjial me 9 anëtarë dhe me mandat 1-vjeçar, që ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *