Vendosni fjalën kyçe....

OKB heq kanabisin nga lista e drogërave të rrezikshme


Një komision i Kombeve të Bashkuara ka vendosur që kanabisi mjekësor është më pak i rrezikshëm sesa narkotikët e tjerë siç është heroina. Vendimi hap rrugën për kërkime të mëtejshme dhe forcon përpjekjet e legalizimit të kanabisit.

Komisioni me bazë në Vjenë për lëndët narkotike votoi për heqjen e marihuanës nga një kategori që përfshin shumë prej drogërave më të rrezikshme në botë, shkruan RT.

Vendimi riklasifikon kanabisin dhe derivatet e tij dhe hap rrugën për hetimin e mëtejshëm të aftësive mjekësore dhe kërkimore të marihuanës. Kjo është një fitore simbolike për mbrojtësit e marihuanës që argumentojnë se politikat e shumë vendeve rreth drogës janë të vjetruara.

Konsulentja e kanabisit, Jessica Steinberg, i tha gazetës “New York Times” se ndërsa tregu ligjor i marihuanës në Evropë dhe SHBA po shkon drejt politikës së legalizimit, votimi i së mërkurës në OKB mund të ketë efekt më të qëndrueshëm në vendet në Azi dhe në Karaibe.

“Diçka e tillë nuk do të thotë që legalizimi thjesht do të ndodhë në të gjithë botën, por mund të jetë një moment ndryshimi”- tha ajo.

Kanadaja dhe Uruguai kanë legalizuar shitjen dhe përdorimin e kanabisit për qëllime rekreative, por shumë vende në botë kanë dekriminalizuar posedimin e marihuanës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *