Vendosni fjalën kyçe....

7 milionë lekë gjobë 60-vjeçarit nga Vlora, provoi të futej në Greqi edhe pse ishte me koronavirus


Një 63-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka provuar të kalojë kufirin me Greqinë edhe pse ishte pozitiv me Covid-19.

Sipas policisë, personit me inciale M.G., nga fshati Armen i Vlorës, i është vënë edhe një gjobë prej 7 milionë lekësh të vjetra.

Ai është ndaluar në vijën e dytë të pikës kufitare të Kakavijës dhe pas kontrollit ka rezultuar se ishte i prekur nga koronavirusi.

Njoftimi

Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M. G, 63 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private.

Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *