Vendosni fjalën kyçe....

Mali i Zi mbyll përkohësisht kufirin me Shqipërinë


Mali Zi ka mbyllur përkohësisht kufirin me Shqipërinë në dy pikat kufitare të Hanit të Hotit e Muriqanit në fashën orare 19:00 e mbrëmjes deri në 05:00 të mëngjesit.

Përjashtim nga ndalimi bëjnë vetëm kamionët e tonazhit të rëndë, mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet që kalojnë tranzit.

Ndërkohë shtetasit shqiptarë që nuk përfshihen në kategoritë e lartpërmendura mund të futen në Malin e Zi nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes nëse janë të pajisur me testin serologjik.

Njoftimi i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Shkodër Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan Autoritetet policore malazeze, nëpërmjet një njoftimi zyrtar kanë informuar se me vendim të Komisionit Shtetëror të Menaxhimit të Situatës për COVID-19, duke nisur nga sot, datë 25.11.2020 dhe çdo ditë, deri në një urdhër të dytë, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të çdo dite do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit në të gjithë territorin e Malit të Zi.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në kufi (kamionët), mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi.

Sqarojmë se shtetasit shqiptarë mund të kalojnë nëse janë të pajisur me testin serologjik, brenda orarit të përcaktuar 05:00-19:00. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *